E Diel, 1 Nëntor 2026

TEHERAN – Pezeshkian: Perspektivë e favorshme përpara bisedimeve SHBA-Iran

TEHERAN, 25 shkurt /ATSH-AFP/ – Presidenti iranian Massoud Pezeshkian foli sot për një “perspektivë të favorshme”, në prag të bisedimeve të reja në Gjenevë me Shtetet e Bashkuara, duke u përqendruar në veçanti në programin bërthamor të Iranit.

“Po shohim një perspektivë të favorshme”, u citua Pezeshkian të thoshte nga televizioni shtetëror.

“Po vazhdojmë procesin nën udhëheqjen e Udhëheqësit Suprem, në mënyrë që të dalim nga kjo situatë, që do të thotë as luftë dhe as paqe”, shtoi ai.

SHB dhe Irani do të zhvillojnë nesër në Gjenevë takimin e radhës për çështjen bërthamore iraniane./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›