E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Brace ne facebookJo zgjedhja nga Berisha

TIRANE-Nenkryetari i grupit parlamentar te PS Erjon Brace eshte shprehur kunder zgjedhjes se Presidentit te Republikes nga ana e kryeministrit Berisha dhe mazhoranca qe ai perfaqeson.

Sipas tij jo vetem qe ai mbetet ne konflikt te hapur me ta por tashme ka vendosur te gjeje dike nga radhet e ushtareve te tij te bindur perderisa numri prej 71 votash me te cilin zgjidhet presidenti ne raundin e katert dhe te peste ia mundeson kete.

Dy here rresht me 2002 dhe me 2007 Presidentin e Republikes e ka zgjedhur Sali Berisha. Por kjo nuk eshte arsye perse tani nuk duhet te jete Sali Berisha ai qe duhet te zgjedhe Presidentin e Republikes. Dy here zgjodhi dy here ne konflikt te hapur me presidentin mbeti.Me presidentin Moisiu u konfliktua sepse Presidenti e kundershtoi ne cenimin e parimeve kushtetuese te ndarjes e pavaresise se pushteteve vecanerisht atij te drejtesise ka qene deklarata e djeshme e Braces ne rrjetin social facebook.

Sipas Braces te gjitha konfliktet e Berishes me kreret e shtetit kane lindur per shkak te oreksit per te dominuar institucionet kushtetuese. Me Presidentin Topi u konfliktua per te njejtin shkak Presidenti kundershtoi cenimin e pavaresise se pushteteve vecanerisht te drejtesise dhe prokurorise gjykates agjencise ligjezbatuese dhe Sherbimit Informativ te Shtetit ka nenvizuar nenkryetari i grupit te PS. Per te cilin Kushtetuta e tregon qarte frymen e konsensusit. Nese presidenti zgjidhet sic do Berisha nga rreshti i ushtareve te tij qe i binden parimeve te PD shteti do njesohet me partine dhe partia do te jete shteti. Fryma e Kushtetutes eshte e qarte Presidenti perfaqeson unitetin e popullit. Tre raunde votimi qe kerkojne 3/5 e votave te deputeteve e materializojne kete fryme te Kushtetutes. President te Republikes jo president te partise president qe perfaqeson unitetin e popullit jo unitetin e partise tha Brace. I cili nuk ka munguar qe te kundershtoje publikisht zgjedhjen e Presidentit nga Berisha.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›