E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje kompani ne lengim merr75 te hidrocentralit te Shales

Te tjera rreth shkrimit GRAFIK-Projeksionet historike Business Journal Huston Reuters Yahoo Finance Yahoo Finance Kompania 3Power Energy Group Inc. ka arritur nje marreveshje me nje grup investimi shqiptar per te marre 75 te te drejtave te koncesionit per projektin e hidrocentralit te Shales me nje fuqi prej 1276 MW. Lajmi u be i ditur nga e perditshmja Business Journal Huston.

Koncesioni u krye ne marreveshje me Ministrine e Ekonomise Tregtise dhe Energjise dhe me aprovimin e Keshillit te Ministrave. Marreveshja ka ardhur pas nje viti pune nga kompania ne projektim te pozicionimit te hidrocentraleve ne Shqiperi.

Vlera e tregut e koncesionit eshte 20 milion dollare dhe projekti vleresohet te kushtoje rreth 180 milion dollare. Projekti vleresohet te perfundoje ne vitin 2015.

Ky eshte nje rast i perseritur i nenkontraktimit nga koncensionaret e lejuar nga qeveria shqiptare per te shfrytezuar burimet ujore per energji elektrike. Marreveshja e pare eshte nenshkruar ne kohen kur minister ishte Genc Ruli me 2009 dhe garen e ka fituar nje grup i perbere nga kompani sllovene e biznesmeni kosovar Ekrem Lluka. Ideja eshte shfrytezimi i ujrave te lumit te Shales nepermjet nje kaskade me 6 HEC-e vendore. Qe atehere nuk eshte mesuar me tej per punime konkrete deri ne mberritjen e nje drejtuesi i kompanise Rudana ne Tirane. Ne prill te vitit te kaluar u nenshkrua nje memorandum mirekuptimi midis Rudana Group dhe ish-ministrit Dritan Prifti me premtimin per investime ne masen 4 miliarde dollare ne Shqiperi.
Rudana eshte aksioneri me i madh i kompanise 3Power Energy Group Inc.

Po cila eshte kjo kompani

3Power Energy Group Inc. po te lexojme te dhenat nga Reuters eshte nje kompani ne faze zhvillimi. Kompania fokusohet ne dhenien e sherbimeve mbi energjite e rinovueshme. Kompania e regjistruar si Prime Sun Power Inc. ndryshoi ne 3Power ne vitin 2002. Kompania nuk ka kryer asnje operacion dhe nuk ka regjistruar asnje te ardhur dhe asnje klient gjate viteve 2009 dhe 2010.

Sipas Yahoo Finance gjate vitit 2010 kompania pesoi nje humbje neto prej 799.758 dollare nderkohe qe gjate vitit 2009 humbja neto ka qene 1.992.470 dollare. Humbjet neto te kompanise qe prej krijimit deri ne 31 dhjetor 2010 kane qene 3.640.661 dollare. Balanca e arkes ne 31 dhjetor 2010 ishte 142 dollare.

Ne 10 mars te vitit 2011 kompania arriti nje marreveshje me institutin financiar italian SRampP Holding S.p.a per nje hua prej 50 milion dollare. Motivi i borxhit ishte per investime ne fushen e hidroenergjise ne Shqiperi Itali France Turqi dhe Kili. Borxhi do garantohet nga asetet e projekteve te marra ne koncesion nga kompania.

Ecuria e kompanise 3Power Energy Group Inc duket nga projeksioni i vlerave historike te volumit te aksioneve te shitura te marra nga Yahoo Finance qe eshte gjithmone pothuajse zero pervec disa perjashtimeve ne kohen e blerjeve te dy kompanive te tjera dhe marrjes se borxhit nga instituti i kredise italiane qe i rriten vleren ne burse kompanise rritje kjo qe nuk zgjati shume. Por mund edhe te shohim ecurine e keqe edhe ne historikun e vleres se aksioneve e cila nuk e kalon gjysmen e dollarit per aksion.

ah/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›