E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimet: Nis aplikimi për kompensimin 10% të fermerëve

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se, duke nisur nga sot, fermerët mund të aplikojnë për të përfituar kompensimin në masën 10% të vlerës së shitjeve të produkteve bujqësore të dokumentuara me autofaturë.

Sipas njoftimit zyrtar, aplikimet do të jenë të hapura nga 1 korriku deri më 31 dhjetor 2026 dhe kanë të bëjnë me shitjet e dokumentuara me autofaturë të kryera gjatë periudhës 1 janar – 30 qershor 2026.

“Nga 1 korriku deri më 31 dhjetor 2026, fermerët mund të aplikojnë për të përfituar kompensimin 10% të vlerës së shitjeve të produkteve bujqësore të dokumentuara me autofaturë për periudhën 01.01.2026 – 30.06.2026”, bëri të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Administrata Tatimore thekson se aplikimi kryhet tërësisht online, përmes platformës e-Filing, duke u ofruar fermerëve një procedurë të thjeshtuar për përfitimin e kompensimit që synon të mbështesë aktivitetin e tyre bujqësor dhe formalizimin e transaksioneve në sektor.

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›