E Martë, 3 Nëntor 2026

Tatimet: Rritet me 60% faturimi i deklaruar në tregun agroushqimor të Tiranës

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) njoftoi se po vijon monitorimet dhe kontrollet për formalizimin e tregut ushqimor dhe rritjen e sigurisë ushqimore.

Administrata Tatimore (AT) dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) kanë zhvilluar gjatë kësaj jave monitorime dhe kontrolle në të gjithë Shqipërinë.

DPT bën të ditur se, nga analiza e tregut agroushqimor në Tiranë është konstatuar një rritje prej 60% e faturimit të deklaruar.

Prej fillimit të korrikut Administrata Tatimore, Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, kanë nisur në gjithë vendin kontrollin e tatimpaguesve që tregtojnë produkte ushqimore dhe blegtorale, me qëllim jo vetëm formalizimin e sektorit, por edhe garantimin e cilësisë së produkteve ushqimore në mbrojtje të konsumatorit.

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›