E Diel, 1 Nëntor 2026

Taulant Balla: Po këto makinat me targa serbe dhe serbët pse duhet të jenë në protestë për Zvërnecin?

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me praninë e shtetasve të huaj, sipas tij, në tubimin e organizuara në zonën e Zvërnecit. Përmes një postimi të shoqëruar me një material fotografik, përfaqësuesi i lartë i mazhorancës ka hedhur hije dyshimi mbi qëllimet dhe organizatorët e kësaj proteste.

Në reagimin e tij, Balla ka vënë në pikëpyetje profilin e personave të angazhuar në terren. “Ja dhe ata që e “duan” më shumë sesa ne Shqipërinë, i sollën protestuesit në Zvërnec”, shkruan kreu i deputetëve socialistë.

Më tej, deputeti i Partisë Socialiste ka kërkuar sqarime mbi praninë e mjeteve dhe qytetarëve të ardhur nga jashtë kufijve në këtë tubim specifik.

“Po këto makinat me targa serbe dhe serbët pse duhet të jenë në protestë për Zvërnecin?!”, pyet Balla në postimin e tij.

(Foto e publikuar nga deputeti, Taulant Balla)

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›