E Martë, 3 Nëntor 2026

Tava shkodrane e krapit, prezantohet në Shirokë projekti për ruajtjen e traditës

Shumë vetë kanë dëgjuar për Tavën Shkodrane të Krapit. Shumë të tjerë sapo u ka rënë rruga në Shkodër kanë pasur dëshirë ta provojnë atë. Pikërisht për të ruajtur traditën e gatimit tradicional të tavës së krapit dhe servirjen e saj për  turistët që vizitojnë Shkodrën , në Shirokë u prezantua projekti i ideuar nga një grup pedagogësh bashkë me “Intelektualët e Rinj, Shpresë”, duke gjetur mbështetjen financiare të Ministrisë së Ekonomisë.

“Nuk është thjeshtë për të krijuar një festë tjetër popullore por ështe një rivlerësim i të gjithë aktorëve. Që tek ambientlistët deri te arkapunuesi që ka humbur si traditë dhe më pas tek operatorët turistik etj”, tha ekspertja e Organizatës “Intelektualët e Rinj Shpresë”, Blerta Kraja.

Gatimi i tavës së krapit është trashëguar brez pas brezi nga gratë e familjeve të zonës, pasi ka qenë ushqim i shpeshtë në familjet shkodrane për shkak të afërsisë me liqenin ku kapet krapi, i cili është përbërësi kryesor i këtij gatimi tradicional.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›