E Diel, 1 Nëntor 2026

Të rinjtë vizitojnë RTSH Gjirokastrën, nxënësit e Liceut Artistik interes për pasurinë fonetike

Mirëpritëm sot në ambientet e radios dhe televizionit Gjirokastra një grup nxënësish  që ndjekin liceun artistic “Feim Ibrahimi”. Të rinjtë këtë vizitë e shfrytëzuan për të marrë më tepër informacion mbi mënyrën e funksionimit të mediave audiovizive duke ndjekur nga afër edhe procest në të cilat kalon një material para se të përcillet te publiku përmes ekranit.

“Ne sot vizituam Radio Televizion Gjirokastra, pamë disa dhoma të arkivës dhe të montazhit dhe kënduam disa këngë polifonike dhe nxënësit e shkollës Fem Ibrahimi luajtën me firzamonik”, tha një prej të rinjve.

Kjo vizitë u ndërmorr në kuadër të praktikës mësimore që shkolla artistike zhvillon cdo fundviti mësimor.

“Sot këtu ata u njojtën me ambientet e institucionit të RTSH Gjirokastër, me funksionimin e këtyre ambienteve siç janë studio e regjistrimit, studio e transmetimit të radios, studio e televizionit, studio e e montazhit. Gjithashtu ata vizituan dhe fonotekën që është një thesar i i qytetit tonë dhe i RTSH Gjirokastrës”, deklaroi mësuesi Nimerald Llano.

Në këtë kuadër gjatë ditëve të fundit të këtij viti mësimor ata janë ndalur edhe në institucione të tjera kulturore e artistike që funksionojnë në qytetin tonë, si teatri “Zihni Sako” dhe qendra kulturore e fëmijëve e kinema.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›