E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Të vendosur për sundimin e ligjit”, Kurti i përgjigjet deklaratave të Macron nga Beogradi

Kreministri i Kosovës Albin Kurt iu përgjigj deklaratave që presidenti francez Emanuel Macron bëri nga Beogradi të enjtën në mbrëmje.

I pyetur nga gazetarët, Kurti tha se qeveria e tij është duke vendosur sundimin e ligjit dhe rendit publik, si dhe duke siguruar paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallime etnike.

“Në këtë aspekt duam edhe bashkëpunimin e ngushtë, edhe mbështetjen ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Francën, që e konsiderojmë vend mik, aleat dhe partner shumë të rëndësishëm edhe në Bashkimin Evropian, edhe në NATO”, tha Kurti.

Deklaratat kryeministri i bëri pas homazheve pranë përmendores së personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Kurti përsëriti edhe thirrjen që ndërkombëtarët të rrisin presionin ndaj Beogradit për hapjen e arkivave serbe, ku ai tha se fshihen shumë të vërteta.

Ndërsa ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier,  kërkoi nga institucionet dhe zyrtarët që të kapërcejnë mosmarrëveshjet dhe të zgjidhin çështjen e personave të zhdukur./vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›