Telashe për Britney Spears! Të hënën në gjykatë… ja çfarë do t’i ofrohet

Këngëtarja Britney Spears u akuzua në Kaliforni të enjten, më 30 prill për drejtim mjeti nën ndikimin e drogës dhe alkoolit.
Sipas prokurorit, Spears u akuzua për një shkelje të vetme, atë të drejtimit të mjetit nën ndikimin e kombinuar të alkoolit dhe të paktën një droge, megjithatë padia penale nuk specifikon se çfarë lloj alkooli ose droge, ose çfarë sasie akuzohet se ka përdorur këngëtarja.
Ylli i muzikës pop u arrestua më 4 mars pasi u ndalua për drejtim të shpejtë dhe të çrregullt të BMW-së së saj të zezë në autostradën pranë shtëpisë së saj dhe u lirua me kusht të nesërmen. Policia përfundoi hetimin dhe ua paraqiti atë prokurorëve më 23 mars.Sipas një artikulli të CNN, seanca gjyqësore kundër Spears është caktuar për të hënën, më 4 maj dhe prokurorët kanë bërë të ditur se meqenëse është një akuzë për kundërvajtje, ajo nuk do të jetë e detyruar të paraqitet në gjykatë, thanë prokurorët.
Në gjykatë të hënën, këngëtares do t’i ofrohet ajo që njihet zakonisht si një “wet reckless”, duke i lejuar të pandehurit të pranojë fajësinë dhe të marrë 12 muaj provë, t’i njihet çdo kohë e vuajtur më parë, të ndjekë një kurs të detyrueshëm për drejtimin nën ndikimin e alkoolit, si dhe të paguajë gjoba dhe tarifa të detyruara nga shteti.
Oferta është e zakonshme veçanërisht për të pandehurit që kanë treguar në mënyrë të pavarur motivim për të adresuar problemet e tyre dhe për të kërkuar trajtim.
Spears u bë në qendër të vëmendjes së tabloideve në fillim të viteve 2000 dhe një burim vëmendjeje publike, ndërsa luftonte me sëmundje mendore dhe paparacët dokumentonin detajet e jetës së saj private.
Në vitin 2008, Britney Spears u vu nën një kujdestari të urdhëruar nga gjykata , të drejtuar kryesisht nga babai i saj dhe avokatët e tij, që do të kontrollonte vendimet e saj personale dhe financiare për më shumë se një dekadë. Ajo u çlirua nga kujdestaria në vitin 2021.
Dikur fenomeni i muzikës pop për adoleshentë dhe ish-anëtarja e “Mickey Mouse Club” u bë një superyll i muzikës ndërkombëtare gjatë viteve 1990 dhe 2000 me hite si “Toxic”, “Gimme More” dhe “I’m a Slave 4 U”.