Temperatura deri në 40 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare përgjatë maleve në mesditë e pasdite.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 18°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit, deri në 40°C pritet vlera maksimale në Berat.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

