E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensionet në Lindjen e Mesme, nafta i afrohet sërish çmimit të 100 dollarëve për fuçi

Çmimi i naftës amerikane arriti përsëri 100 dollarë për fuçi sot, pas paralizës së vazhdueshme të trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit.

Pasi shënoi një rënie të madhe, duke u mbyllur në 94.41 dollarë dje të mërkurën, nafta bruto amerikane (WTI) për dorëzimin në maj u rikuperua me 5.83% në 99.91 dollarë sot pasdite, pasi kishte tejkaluar për pak kohë kufirin e 100 dollarëve.

Nafta bruto “Brent” nga Deti i Veriut, shënoi një rritje prej 3.67% duke arritur në 98.23 dollarë.

Kujtojmë se, mesditën e sotme, Bordi i Transparencës vendosi që çmimi i naftës të jetë 210 lekë për litër. Kjo shënon një rënie prej 10 lekësh nga hera e fundit, kur çmimi ishte 220 lekë për litër.

Po për naftën, shitja me shumicë nuk do të jetë më shumë se 198 lekë për litër.

Në lidhje me benzinën, konsumatorët do ta blejnë me 173 lekë për litër. Ndërsa, çmimi i shitjes me shumicë nuk do të jetë më shumë se 161 lekë për litër.

Çmimet e caktuara hynë në fuqi që prej orës 14.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

LEXO EDHE: Bordi i Transparencës ul sërish çmimin e naftës, ja me sa do të tregtohet prej orës 14.30

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›