Tensionohet protesta para Kuvendit, nisin shoqërimet e para në polici

Tiranë – Situata para Kuvendit është tensionuar gjatë protestës së zhvilluar këtë të martë, ndërsa policia ka nisur shoqërimet e para të protestuesve.
Pas incidenteve të regjistruara gjatë daljes së automjetit të zëvendëskryeministres Albana Koçiu nga Kuvendi, ku protestuesit hodhën vezë në drejtim të makinës së saj, forcat e rendit kanë ndërhyrë për të larguar turmën dhe për të rivendosur rendin.
Ndërhyrja e policisë është shoqëruar me momente tensioni dhe përplasje me protestuesit, ndërsa efektivët kanë shoqëruar disa persona drejt automjeteve të policisë.
Dëshmitarët në vendngjarje raportojnë se protestuesit kanë kundërshtuar ndërhyrjen e forcave të rendit, duke kërkuar lirimin e personave të shoqëruar, çka ka rritur tensionin për disa minuta.
Deri në këto momente, Policia e Shtetit nuk ka bërë publik numrin zyrtar të personave të shoqëruar apo arsyet konkrete të shoqërimit.
Protesta vijon të zhvillohet përpara Kuvendit, ndërsa në zonë mbetet i shtuar prezenca e forcave të policisë për të monitoruar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të incidenteve.