Tentoi të kontrabandonte 49 celularë që i kishte fshehur në kabinën e kamionit, arrestohet në Durrës 53-vjeçari nga Kosova

Policia kufitare në Portin e Durrësit ka arrestuar një 53-vjeçar, i cili tentoi të kontrabandonte 49 celularë (iPhone), që i kishte fshehur në kabinën e kamionit.
Në pranga ka rënë shtetasi Sahit Idrizi, banues në Kosovë.
Në Port Durrës, në hyrje, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte Idrizi, gjetën të fshehura në kabinë dhjetra celularë (iPhone), për të cilët ky shtetas nuk kishte fatura blerjeje.
Celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me kamionin dhe 2 celularë që përdorte 53-vjeçari./vizionplus.tv