Tentoi të nxirrte jashtë vendit 45 000 euro të padeklaruara, procedohet shtetasi grek në Sarandë

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Sarandë kanë sekuestruar 45,000 euro, të cilat një shtetas grek tentonte t’i kalonte jashtë Shqipërisë pa i deklaruar.
Shtetasi G.V., banues në Greqi, është proceduar penalish dhe materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.
Policia thekson se kontrollet kufitare kryhen vazhdimisht për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme.
/vizionplus.tv