E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi te vrase babe e bir prangoset 17 vjecari

KORCEuml - Nje pronar restoranti ne Korce ka qene ne rrezik sot pasi eshte tentuar vrasja e tij nga nje adoleshent 17 vjecar. Lajmi konfirmohet nga autoritetet lokale te policise ne Korce ku sipas tyre gjithcka ka ndodhur duke u ngdhire dita e diele. Per motive te dobeta ne ambientet e restoratit te njohur Vasport i mituri 17 vjecar eshte konfrontuar me at e bir 55 vjec dhe 21 vjec ne ambientet e bar vinotekes. Gjate konfrontimit shtetasi 17 vjecar me inicialet L.H. ka tentuar te vrase me arme zjarri pistolete duke qelluar nje here ne drejtim te pronarit te lokalit 55 vjecar. Sipas policise nuk ka te plagosur nga kjo ngjarje nderkohe qe eshte bere edhe ndalimi i te miturit 17 vjecar qe ka qelluar me arme. Ne cilesine e proves materiale u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit pistolete e tipit TT nje gezoje metalike kaliber 7.62 mm nje predhe arme zjarri si dhe 6 fisheke te kalibrit 7.62 mm. Materialet proceduriale i kane kaluar prokurorise.

ab/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›