Asambleja debate mes Rames dhe anetareve
TIRANEuml - Punimet e sotme te Asamblese se PS kane ngjallur debatet dhe reaksionin e disa prej anetareve me te rendesishem te saj. Sipas vendimit te kryesise se PS qe pritej te votohej sot ne asamble do te kishte levizje te te gjithe te deleguarve te kryesise dhe grupeve te punes ne rrethe te ndryshme te vendit. Keshtu psh Erion Brace do te mbuloje Korcen nderkohe qe Ben Blushi eshte caktuar ne Elbasan. Ndricim Hysa eshte hequr nga Elbasani per te mbuluar Tiranen. Fatmir Xhafaj eshte mandatuar te merret me zonen e Sarandes e Delvines etj.
Por kjo ka ngjallur reagimin e anetaree te Asamblese. Shpetim Gjika kryetar i bashkise se Vlores ne menyre te revoltuar ka folur hapur ne Asamble duke i deklaruar presidiumit kryesor se vete strukturat drejtuese ne baze nuk jane ushtare.
Po na trajtoni si ushtare. Keni caktuar ne Vlore te pakten 5 persona qe nuk jane fare nga Vlora. Po abuzoni me bazen e partise. Ju nuk mund te promovoni figurat tuaja duke perdorur bazen e Vlores ishte deklarata shperthyese e Sheptim Gjikes perpara anetareve te Asamblese Kombetare.
Nje tjeter anetar i asamblese Ndricim Hysa po ashtu u shpreh i revoltuar per ndryshimet dhe sidomos largimin e tij nga Elbasani per ta deleguar ne qarkun e Tiranes. Me te gjitha keto qe po beni ia keni lene partine kryetareve te partive dhe kjo nuk eshte e drejte. Kjo eshte nje skeme qe nuk funksionon mesohet te kete thene Hysa perpara delegateve.
Por i menjehershem ka qene edhe reagimi i kryetarit te PS Edi Rama per te shuar te gjitha debatet e brendshme. Sipas tij partia nuk eshte nje ndermarrje dhe duan te bejne punet qe duan. Kush nuk e pranon detyren qe i ngarkon partia e ka deren e hapur ka qene haptazi kercenimi i Edi Rames per anetaret e asamblese.
Debatet edhe pse kane qene disa ishin te paorganizuara edhe per faktin se shumica e anetareve te Asamblese u gjenden te surprizuar nga levizjet. Nje prej anetareve te Asamblese qe pritej te fliste Erion Brace nuk ka folur sepse kur erdhi radha e pikes qe do te shpalleshin emrat se ku ishin caktuar kjo pike kaloi pa diskutime.
aq/shqiptarja.com