E Diel, 1 Nëntor 2026

Teodor Keko doreshkrimet ne bodrumet e Kryeministrise

Te tjera rreth shkrimit Faksimilie e dokumentave te zbuluar Flete te zverdhura me vargje shenime e fragmente letrare mbuluar me skica ngacmuese gjithandej me ndonje shenim te kujdesshem a zhubravitje e lehtehellip
Jane shenimet e fundit qe hodhi ne leter Teodor Keko. Ne muajt e veshtire kur ai luftonte me vdekjen atje lart ne zyren e tij ne katin e trete te Kryeministrise neper keto copeza letrash gjente shtegun e arratise drejt dashurise se tij te perhershme shkrimit. Ishte nje sfide ndaj vdekjes qe e priste diku sycelet. Ajo atje ne pragun e fundem dhe Dori pak hapa larg duke e qesendisurhellip
Prej vitesh keto doreshkrime te vyera flinin mbuluar ne heshtje e ne pritje ne bodrumet e kryeministrise. Mandej nje dite Arben Shkodra drejtor i personelit ne kete institucion gjeti mundesine ti coje ne destinacionin e duhur.
Ai e mbante mend ate kutize ku vete ishte kujdesur te vendoste doreshkrimet dhe sendet e tjera personale te Teodor Kekos qe kishin mbetur ne zyren e tij ne kryeministri. Pasi i kishte sistemuar mes shume dosjeve e materialeve te tjera kesaj kutie me doreshkrime i erdhi radha te binte serish ne duart e tij pas disa vitesh. Po behej nje sistemim i materialeve dhe u kujtova per kutine e doreshkrimeve te Dorit thote Arben Shkodra ndersa tregon me tej se nga ajo kohe e deri me sot i ka mbajtur ne zyren e tij ne pritje qe te lidhej nje dite me nje nga familjaret e Teodor Kekos. Rasti e solli qe Ilir Keko vellai i Dorit po kerkonte disa VKM ne Kryeministri qe lidheshin me muajt e fundit te jetes se Teodor Kekos dhe ndihmen qe iu dha atij nga Keshilli i Ministrave per mjekim. Kur e mesova kete fakt e kerkova Ilirin dhe ia dorezova dokumentet qe kishin qendruar ne kryeministri qe nga muaji gusht i 2002 kur Teodor Keko u nda nga jeta rrefen Arben shkodra.

Kesisoj per Ilir Kekon fundviti i 2011-es ka qene fatlum. Kishte kohe qe punonte per te mbledhur cdo deshmi shkrim fakt a kujtim qe do te zbardhte aktivitetin e Teodor Kekos ne 365 ditet e fundit te jetes se tij me te cilat do te ndertonte nje botim te ri. Keto doreshkrime te sapozbuluara plotesonin mozaikun e trishte te dhimbshem e njeherazi plot nerv e dashuri te ketij viti lamtumire te te vellait. Nga keto doreshkrime te panjohura RILINDASI do te botoje sot nje kolazh me doreshkrime e skica te perzgjedhura nga vete Ilir Keko i cili na tregon me hollesi permbajtjen e ketyre doreshkrimeve.
Jane afro 50 faqe doreshkrim. Jane letra format te medha flete blloku copa letre nga blloqe te kamariereve te shkeputura nga fatura te ndryshme sepse duket qe eshte grisur pjesa e kapseve te bllokuthellip nder to ka shenime te shumta shprehje e koncentrate bisedash me miqte me te cilet ai eshte gjendurhellip tregon Iliri ndersa sakteson se mes doreshkrimeve gjendet kapitulli i dyte i romanit Qiejt e vetmise nje roman i shumeperfolur i Teodor Kekos qe nuk arriti te shihte driten e botimit sa ishte gjalle shkrimtari. Romani i nis ngjarjet ne vitin 1985 edhe mbaron mbas viteve te demokracise 96-97. Ky kapitull qe kemi gjetur se fundmi i takon vitit 1986 thote Ilir Keko ndersa tregon se ishte konceptuar si nje roman shume voluminoz qe Dori gjithmone e ka patur neper duar dhe ndoshta e ka munduar me shume sesa semundja sepse asnjehere nuk arriti ta shkruante. Kjo ndoshta lidhet dhe me faktin qe ai ishte me i prirur per tregimin si gjini me e shkurter me koncize e qe i pershtatej shume natyres se tij impulsive rrefen vellai i shkrimtarit sipas te cilit doreshkrimet e ketij romani mund te qendronin edhe si tregime me vete.
Me tej mes doreshkrimeve te fundit eshte gjetur edhe pjesa e dyte e poemes E te tjera e te tjerahellip nje poeme kushtuar 40-vjecareve tre poezi nje tregim bocete tregimesh novelash e dramash shenime te ndryshme etj.
Ndersa e pyesim per poezite Iliri tregon se njera nga keto tre poezi eshte poezi personale dedikuar dikujt ndersa dy te tjerat jane vargje qe reflektojne qendrimin e tij intelektual nje kendveshtrim te vecante ndaj jetes dhe fenomeneve.

Disa faqe te tjera nga doreshkrimet jane shenime personale qe hedhin drite mbi faktin se si i mendonte ai gjerat. Dhe nuk jane shenime te thjeshta mbi cka shihte e degjonte. Ne ato shenime Teodor Keko bente analiza dhe nxirrte konkluzione nga marredheniet e tij me njerezit qe i ka njohur mjaft mire dhe fenomenet me te cilat perballej cdo dite.
Vlera e ketyre doreshkrimeve eshte jo vetem shpirterore per familjaret e tij. Por nuk eshte as vetem vlere letrare a dokumentare. Mbi gjithcka keto dokumente hedhin drite mbi nje gje shume te rendesishme mbi intensitetin e jetes se Dorit vitin e fundit thote Ilir Keko duke theksuar se kjo eshte edhe vlera me e madhe e tyre.
Ilir Keko na zbulon me kete rast edhe projektin e tij per vepren qe synon te botoje per 10 vjetorin e ndarjes nga jeta te Teodor Kekos. Mendohet qe ne 20 gusht 2011 krahas permbledhjes voluminoze me shkrime dhe intervista te miqve dhe kolegeve te Teodor Kekos botuar e transmetuar gjate ketyre 10 vjeteve te mungeses se shkrimtarit ne shtyp e media te botohet edhe kjo permbledhje e titulluar 365 ditet e fundit. Ilir Keko shpjegon se ky botim eshte konceptuar si ne format edhe ne permbajtje mes librit dhe albumit. Ky botim do te permbaje gjithcka lidhet me aktivitetin e tij gjate vitit te fundit te jetes krijimtari letra shenime fotohellip dhe kjo me synimin per te hedhur drite mbi angazhimin qytetar dhe intelektual si dhe intensitetin e te jetuarit te jetes duke e ditur fare mire fundin e tij thote Ilir Keko duke saktesuar se ne kete botim do te perfshije edhe nje pjese te tregimeve te Amanetit sepse i takojne kesaj periudhe edhe pse jane te botuara me pare por edhe dy kapituj te romanit njeri i botuar tjetri i pabotuar doreshkrimi i sapozbuluar. Po ashtu do te perfshihen edhe poezite e fundit te cilat kane qene te botuara e qe do tu bashkengjiten edhe tre poezite e reja te panjohura si edhe fillimi i nje drame qe pat nisur ta shkruante. Sic shpjegon Iliri ky botim do ti rrinte shume bukur ketij pervjetori dhe do te percjelle tek lexuesi cdo mendim deshire shprese revolte perpjekjehellip cdo ndjesi e reflektim te Teodor Kekos para se te takohej me vdekjen ate dite te nxehte te 20 gushtit 2002 ne Selanik.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›