E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi të vriste një person me armë zjarri/ Tiranë, arrestohet 50-vjeçari. Konflikti për motive të dobëta

Një 50-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Responde”.

Ky shtetas dyshohet se pasditen e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali, në rrugën “Myslym Keta”, është konfliktuar për motive të dobëta me një 38 vjeçar.

Ai ka tentuar ta vrasë 38-vjeçarin, me armë zjarri pistoletë me mulli, që e mbante pa leje.

50-vjeçari ka tentuar të largohet, por është kapur dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›