E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton të marrë hekur, humb jetën 24 vjeçari

Një 24-vjeçar nga qyteti i Korçës i quajtur, Arnaldo Shehu, teksa ka tentuar që të marrë hekura në një fabrikë të braktisur në periferi të qytetit të Korçës ka humbur jetën. Mësohet se i riu ka qenë duke shkëputur hekur nga një makineri i vjetër kur ajo ka rrëshqitur duke e zënë poshtë. Pesha e makinerisë ka qenë shumë e madhe duke i shkaktuar vdekjen 24-vjeçaritFabrika e miellit në qytetin e Korcës prej vitesh ka humbur funksionin e saj dhe është lënë në harresë. Disa herë ajo është bërë pre e grabitjeve ndërkohë që është braktisur edhe nga rojet pasi që prej disa vitesh ata nuk paguhen më.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›