E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tepelenë – Vritet me armë zjarri një shtetas italian, u qëllua ndërsa kishte dalë për gjueti

Një shtetas italian është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Salari të Tepelenës. Policia bën të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur 30 minuta pas mesnate në vendin e quajtur Dilan.

44-vjeçari italian Edoardo S. ishte banues në Tiranë dhe jetonte dhe punonte në vendin tonë, ku administronte një fabrikë tullash

Ai ishte i shoqëruar nga 4 persona të tjerë dhe shkoi në mal për të gjuajtur, por në rrethana ende të paqarta u gjet në rrugë pa shenja jete, nga personat që e shoqëronin. Të katërt personat janë shoqëruar në komisariat dhe po pyeten për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.  

Gjithashtu po ushtrohen kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›