Tërmet 4,4 ballë në Shqipëri, epiqendra në Fushë-Krujë

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Një tërmet i magnitudës 4,4 të shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 05:04 të mëngjesit të sotëm në Shqipëri.
Sipas njoftimit të Institutit të Gjeoshkencave, epiqendra është regjistruar në Fushë-Krujë, Nikël në një thellësi prej 15 kilometrash. Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet përreth epiqendrës.
Tërmeti në Fushë-Krujë është pasuar nga disa lëkundje të tjera më të lehta në zonën e Krujës, Tiranës dhe Durrësit, me magnitudë që nuk ka kaluar 2,4 ballë. Lëkundja më e fortë pas goditjes kryesore është regjistruar në Thumanë, me magnitudë 3,4 ballë.
/a.f//r.e/