E Martë, 3 Nëntor 2026

IZRAEL – Netanyahu konfirmon armëpushimin me Iranin

TEL AVIV, 24 qershor /ATSH-DPA/ – Qeveria izraelite ka konfirmuar armëpushimin me Iranin dhe kryeministri Benjamin Netanyahu informoi kabinetin e tij se Izraeli kishte arritur të gjitha objektivat e tij të luftës.

”Izraeli ka arritur madje shumë përtej objektivave të tij, kështu që ra dakord me propozimin e presidentit të SHBA-së Donald Trump për një armëpushim me Iranin”, tha sot zyra e Netanyahut.

Njoftimi i Trump në Uashington erdhi disa orë më parë dhe u pasua nga një postim në X nga ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi, i cili tha se ”Teherani do të ndalonte përgjigjen e tij ushtarake nëse Izraeli do të ndalonte sulmet”.

Trump postoi në platformën e tij Truth Social se një armëpushim “i plotë dhe total” midis Izraelit dhe Iranit ishte arritur dhe do të fillonte brenda disa orësh./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›