E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tërmet 6.9 i shkallës Rihet godet Filipinet, dhjetëra viktima, shpallet gjendja e katastrofës

Një tërmet me magnitudë 6.9 të shkallës Rihter ka goditur Filipinet Qendrore, duke shkaktuar humbjen e jetës së të paktën 60 personave, sipas zyrtarëve të menaxhimit të fatkeqësive. Tërmeti ka prekur kryesisht qytetin e Bogos dhe disa qytete të tjera të rajonit, të cilat kanë shpallur gjendjen e katastrofës ndërsa vlerësimi i dëmeve ka nisur.

Tërmeti, që goditi brigjet e qytetit Cebu pak para orës 22:00 sipas orës lokale (14:00 GMT) të martën, ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe ka dëmtuar ndërtesat, duke lënë shumë familje pa strehë. Qyteti i Cebu, një nga zonat më të banuara në Filipine me rreth një milion banorë, ka përjetuar pasiguri të mëdha për shkak të goditjes.

Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë shpalli fillimisht një paralajmërim për cunami, por e anuloi këtë paralajmërim më pas, duke theksuar se “çdo efekt për shkak të çrregullimeve të vogla të nivelit të detit ka kaluar kryesisht”.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë përpjekjet e shpëtimit dhe ofrojnë ndihmë për të prekurit nga tërmeti, ndërsa njerëzit në rajon janë të tronditur nga shkalla e katastrofës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›