E Hënë, 2 Nëntor 2026

Turizmi gjatë vjeshtës në Durrës, vizitorë të shumtë në monumentet e trashëgimisë kulturore

Turizmi kulturor është ai që po spikat në këtë periudhë të vitit në qytetin e Durrësit. Monumentet e trashëgimisë kulturore, siç janë amfiteatri antik, kulla veneciane apo hamami mesjetar po vizitohen nga një numër i madh turistësh. Specialistja e qendrës muzeore në Durrës, Ina Ajazi,  thotë se vizitorët mund të njihen me dy periudha të historisë, atë romake dhe bizantine.

“Vendin e parë amfiteatri i qytetit të Durrësit sepse është i dyti me i madhi në Ballkan për sa i përket kapacitetit qe ai ka dhe është shumë atraktive sepse turistët mund të shohin dy periudha atë romake dhe bizantine”, u shpreh Ajazi.

Për kreun e shoqatës së hoteleri-turizmit Eduard Xhepa, sezoni turistik i këtij viti është më i mirë se ai i vitit të kaluar. Por sipas tij, operatorët ne duhet të rrisin më tej shërbimet dhe cilësinë e turizmit që të kemi të ardhme të garantuar.

“Sezoni turistik në Durrës ka qenë i mirë, dhe po tentojmë edhe me institucionet shtetërore që të fusim sa më shumë në restorantet e Shqipërisë prodhimin vendas sepse turistët e huaj e kanë një ndër arsyet kryesore ushqimin”, tha Xhepa.

Durrësi, nga viti në vit po kthehet nga një destinacion bregdetar në një qytet me prezencë turistike gjatë gjithë vitit, siç tregojnë prenotimet e shumta në këtë periudhë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›