E Diel, 1 Nëntor 2026

Testimi për në Universitetin e Mjekësisë nga 17-21 gusht në Qendrën e Shërbimeve Arsimore

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Maturantët që synojnë të veshin bluzën e bardhë do të kryejnë testimin e pranimit në Universitetin e Mjekësisë  nga 17 deri më 21 gusht 2026, në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, në Tiranë.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, e cila theksoi se “të gjithë maturantët që dëshirojnë të studiojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme” do t’i nënshtrohen testimit të informatizuar, pasi e kanë përzgjedhur këtë program studimi në UAlbania dhe kanë aplikuar në e-Albania për provimin e pranimit në universitet”.

Maturantët të paraqiten për testim 30 minuta përpara orarit të publikuar, të
jenë të pajisur me mjetin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë, dokumenti
origjinal) dhe të mbajnë në vëmendje që ndalohet mbajtja dhe përdorimi i celularëve
apo mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të testimit.

Testimi do të zhvillohet përpara kompjuterit, në katër fasha orare, ndërsa në çdo sallë do të jenë të pranishëm deri në 60 maturantë.

I gjithë procesi do të monitorohet me kamera, me synim garantimin e transparencës dhe integritetit të konkursit.

/k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›