E Diel, 1 Nëntor 2026

Tetori nis me front të ftohtë, reshje shiu dhe mot i paqëndrueshëm në Shqipëri

Të mërkurën, mbi Shqipëri do të shtrihet një front i ftohtë atmosferik i shoqëruar me masa ajri të lagësht nga veriperëndimi.

Mëngjesi do të karakterizohet nga mot i kthjellët, por nga mesdita vranësirat do të shtohen gradualisht.

Gjatë pasdites dhe mbrëmjes priten reshje shiu, fillimisht të dobëta e të herëpashershme, ndërsa më vonë me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi deri në 16 m/s në bregdet dhe lugina. Në detin Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim 2–4 ballë.

Temperaturat do të luhaten nga minimumi prej 16 gradësh deri në maksimumin 25 gradë Celsius.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›