E Diel, 1 Nëntor 2026

Thesaret arkeologjike të Shkodrës, objektet unike dëshmojnë historinë dhe misteret e së kaluarës

Trashëgimia arkeologjike në Shkodër përfaqëson një pasuri të rëndësishme historike. Në Muzeun Historik një prej objekteve që tërheq vëmendjen për rëndësinë dhe kohën e zbulimit është gurvarri monumental i Kajahanmit që konsiderohet ndër gjetjet më të vona arkeologjike në zonë.

“Objekti më i vonshëm arkeologjik është gurvarri i Kajahanmit i cili është bërë në vitin 1828”, u shpreh Specialist i Muzeut Historik, Ndricim Mlika.

Një tjetër objekt i ekspozuar në muze mbetet ndër më të veçantët për studiuesit, për shkak të karakterit të tij enigmatik.

“objekti më i veçantë qe vjen nga periudha arkaike është një mbishkrim i cili është gjetur në vitet ’60 një mbishkrim i cili nuk dihet çfarë shkruhet, çfarë gjuhe dhe çfarë alfabeti edhe pse ka pas përpjekje të ndryshme për ta deshifruar”, tha ai.

Muzeu Historik i Shkodrës vijon të mbetet një pikë referimi për njohjen e historisë dhe trashëgimisë kulturore, ndërsa objektet që ai ruan vazhdojnë të tërheqin interesin e studiuesve dhe vizitorëve.

Gazetare: B. Cina 

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›