E Diel, 1 Nëntor 2026

Thethi nën borë, borëpastrueset në terren në aksin Bogë – Qafë Thore

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Qyteti i Thethit dhe zonat përreth po përballen këtë të shtunë me reshje të para të borës.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ndau pamje nga puna e borëpastruesve në terren, të cilët kanë mbërritur menjëherë për të mbajtur të hapur aksin Bogë–Qafë Thore.

Beci apelon tek drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimërore, zinxhirë dhe të lëvizin me kujdes përgjatë segmentit, duke respektuar kushtet e vështira të motit.

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›