E Martë, 3 Nëntor 2026

Theu arrestin e shtëpisë dhe goditi me thikë një 34 vjeçar/ Vlorë, arrestohet i riu, procedohet penalisht tjetri

Policia e Vlorës ka parandalur përshkallëzimin e një konflikti mes dy banorëve në fshatin Panaja i cili mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda.

Një 28 vjeçar  theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”,  i dëmtoi makinën dhe  goditi me thikë  një 34-vjeçar. Policia ka ndërhyrë menjëherë pas  njoftimit dhe ka  vënë në pranga  28-vjeçarin dhe ka prodecuar  penalisht   34-vjeçarin.

Ky i fundit kanosi me armë gjahu që e mbante pa leje  28-vjeçarin dhe i dëmtoi automjetin. Policia ka sekuestruar  armën e gjahut. I riu  banues në Panaja ndodhej në “arrest në shtëpi” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›