“Shqipëria, parajsa natyrore më e nënvlerësuar e Evropës”

“Travelbinger”, media dedikuar udhëtimeve, ka publikuar disa artikuj ku e rendit Shqipërinë mes destinacioneve më të mira për t’u vizituar.
Sipas medias në fjalë, vendi ynë është një destinacion i përkryer për adhuruesit e natyrës, por edhe si një nga vendet ku mund të shijohen plazhe parajsore me buxhet më të ulët se vendet e tjera të Europës.
Ndërkohë që një tjetër artikull Shqipëria renditet e para sa i përket turizmit të kulinarisë.
“Shqipëria është ideale për adhuruesit të natyrës. Alpet Shqiptare janë një varg malor për të cilin shumë pak njerëz e dinë, kështu që janë krejtësisht të paprekura nga turizmi; megjithatë ofrojnë disa nga shtigjet më të mrekullueshme dhe dramatike në të gjithë Europën, shkruhet në artikull. Hotelet dhe bujtinat janë të gjitha në pronësi të familjeve vendase dhe të drejtuara në një mënyrë tradicionale shumë autentike për vendin dhe kulturën. Ajo që e bën Shqipërinë veçanërisht tërheqëse është kombinimi i bukurisë natyrore me çmimet e përballueshme, duke e bërë atë të arritshme për udhëtarët që duan përvoja malore europiane pa çmimet e larta të Zvicrës ose Austrisë.“
“Ndërkohë që për ata që duan të kenë një përvojë të veçantë dhe autentike të kulinarisë, duhet patjetër të zgjedhin Shqipërinë“, shkruhet në artikull, “ku veç të tjerash vendi ofron plazhe të pastra, qytete historike dhe male marramendëse. Me destinacione si Ksamili, Saranda dhe Riviera Shqiptare që tërheqin kërkuesit e diellit që kërkojnë ujëra bruz pa çmimet marramendëse të ishujve grekë. Ndërkohë, rrugët me kalldrëm të Gjirokastrës dhe Beratit, të dyja vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, u japin udhëtarëve një shije të historisë së pasur të Shqipërisë.“