Thonë, që në Kryeministri është vendosur peshore dhe një kazan me ujë
Ka ministra e ish-ministra që kanë patur edhe shenja diarreje etj. P.sh., ministri i Jashtëm detyrohet prej force që kur është jashte shtetit, për arsye diplomatike, ta shkele dieten që i ka caktuar Saliu dhe detyrohet të konsumoje nganjëhere edhe haviar.
Por sa kthehet në mëmëdhe vetë Krieministri e kthen me koke poshtë dhe ia nxjerr të gjitha ç’ka ka hëngër, për arsye diplomatike. Thonë, madje, që në Kryeministri është vendosur peshore dhe një kazan me uje, ku perpara mbledhjeve peshohen ministrat dhe ndonjeri që e ka tepruar me korrektësinë e tij dhe ka rene shume nga pesha, e kompenson ate me nja dy litra uje.
Une mendoj se gazetaret mund të bejne një panorame me të plote për gjendjen e mjerueshme shëndetësore të ministrave dhe nëpunësve të qeverise në dietë. Do të ishte mire të behej edhe një referendum popullor, që ta detyronte qeverinë t’ua shtonte pak racionin se keshtu skelete siç janë bere ata po na trembin edhe Evropën.