E Diel, 1 Nëntor 2026

As me rroga të larta nuk mund të jetojmë dot normalisht

Kohët e fundit sipas Eurostat-it, Shqipëria rezulton më i varfri në Kontinent e si i tillë edhe më i varfër ndër shtetet Ballkanike. E pse mos të jemi të tillë. Ne, edhe kur kemi rroga të larta, na i rrëmben paratë, super-shtrenjtësia. Duke nisur nga telefonat. (Një krahasim Rep. e Kosovës dhe Rep. e Shqipërisë). Me një shumë prej 1000 lekësh mund të flasësh për afro 20-30 minuta brenda rrjetit. Në Kosovë, brenda rrjetit, çdo minutë është vetëm 5 cent me TVSH (1 euro= 122 lekë) dhe mesazhe të shkurta vetëm me 2 cent.

Tek ne familja dhe shoqëria ofrohet me një çmim deri në 18 lekë; në Kosovë, brenda rrjetit, familje e shoqëri, çdo tarifë arrin deri në 5 cent.

Në supermarket. Tek ne prodhimet vendore vijojnë të jenë të një stadi me ato të evropianeve; në Kosovë, prodhimet vendore janë cilësi shumë e mirë, çmimet e arsyeshme. Mallrat evropiane baras si në Evropë, tek ne plus taksen e paguar për importi dhe me demek edhe taksa të tjera...

Karburanti tek ne në katastrofë, si në bursën e arit të zi në Amerikë; në Kosovë lëvizjet e çmimeve ndodhin sipas kritereve dhe ardhjes së mallit. Tek ne: furnizim i muajve Shtator-Dhjetor 2007 - çmime të Korrik 2008. E pse mos të varfërohemi edhe një herë e më shumë?

Pensione që nuk i kalojnë as minimumin e jetesës së një familjeje pensionistësh, rroga buxhetore të cilat, edhe kur shtohen, të ikin sepse t’i boshatis sërish ai që t’i ka dhënë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›