Tifozi rrëzohet nga tribuna, ndërpritet ndeshja Egnatia-Elbasani

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Ndeshja mes Egnatias dhe Elbasanit është ndërprerë në minutën e 78-të, pasi një nga tifozët vendas u rrëzua nga tribuna.
Menjëherë lojtarët njoftuan arbitrin dhe iu dha ndihma e parë mjekësore.
Autoambulanca transportoi tifozin në spital për mjekim më të specializuar, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.
Pas disa minutash ndërprerje, ndeshja rifilloi.
/r.e//a.f/