‘Tirana Diplo 2024’/ Nesho: Diplomacia shqiptare mos të përdoret për interesat personale politike

Diplomati Agim Nesho ka komentuar Konferencë e Ambasadorëve “Diplo 2024”dhe prioritetet e vendosura nga kryeministri Edi Rama.
I ftuar në studion e RTSH 24, ish-ambasadori Nesho tha se duke kaluar vitet diplomacia shqiptare fiton më shumë eksperiencë dhe shërbimi diplomatik rritet përditë por trajtohet si atribut i vetëm i një personi që drejton qeverinë.
“Gjatë diskutimit tw djeshëm Rama bëri prioritetet e tij, duke theksuar faktin se aleatët tanë në Ballkan do vazhdojnë të jenë Turqia, Greqia dhe Italia. Rama është një aventurier në politikën e jashtme. Ne në takimin e djeshëm, pamë që kryeministri e ka të vështirë që të heqë dorë nga ajo që ka krijuar me Aleksandër Vuçiç në Novisad. Midis rreshtave ai tregoi se rëndësi kombëtare ka Interaktiviteti me vendet e Ballkanit por ky aktivitet nuk duhet të vi në pozitat e dominimit sikurse është ideal e Ballkanit të Hapur, si mos njohja e Kosovës, por gjithë shtetet duhet të jenë të barabarta”.
Për sa I takon rolit të Shqipërisë në rajon, Nesho tha se, problem është mos funksionimi dhe idet e qarta të kryeministrit për politikën që duhet të ndiqet rajon.
“Kryeministri bëri gabim se Shqipërinë e lidhi me iniciativat e Presidentit serb Vuçiç për të krijuar si ndryshimin e kufijve apo dhe idenë e Ballkanit të Hapur. Këto janë politika antikombëtare dhe kanë dëmtuar interesat e Shqipërisë dhe sidomos të Kosovës. Këto janë problemet kryesore.”
Sipas tij, dominimi I palës serbe është denoncuar dhe nga media dhe gazetar ndërkombëtar dhe aktivist që e kanë quajtur këtë ide si rikthim I këtyre iniciativa Vuçiç-Rama është rikthimi I ish-Jugosllavisë , pa Kroacinë por me Shqipërinë me një rol vasal.
Ish-ambasadori Agim Nesho tha se Shqipëria duhet të ketë shumë prioritete në shërbimin diplomatik por kryeprioriteti është që Shqipëria duhet të reflektojë dhe mos të përdoret diplomacia për interesat personale politike.
“Prandaj në qofse politika shqiptare funksionon në bazë të interesave personale të mbajtjes së pushtetit , këtë e pamë dhe nga prioritetet që vendosi Kryeministri që nuk foli aspak ose shumë pak për BE-në dhe SHBA-në por u morr gjithë kohës me vendet arabe. Rama I shikon këto si mundësi sikurse është rasti i investimeve arabe në portin e Durrësit”.
Politikat tona shtoi Nesho, duhet të jenë të ndërthurura sepse ne aspirojmë të futemi në BE dhe si qëllim politikat duhen të asociohen me politikat e zhvillimit ekonomik të BE-së.
“Ne po shikojmë që investitorët strategjik në Shqipëri ose janë klientët e kryeministrit ose janë vende të tjera që janë jashtë BE. Pra kjo tregon që gjithë koncepti i zhvillimit të diplomacisë është në funksion të mbajtjes të pushtetit kryeministror.”
Për sa i takon ndryshimit të ligjit për diplomacinë , Nesho tha nuk është problem ligji por mos respektimi i ligjit.
“Ligji i parë u bë po me iniciativë të vetë Kryeministrit por vetë ai e shkeli atë me emërimet politike që bëri për një sërë emërimesh diplomatësh.
/rtsh.al/