E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tirana fiton 3-0 derbin kundër Partizanit

TIRANË, 3 tetor /ATSH/ Tirana ka marrë fitoren e parë këtë sezon, duke mposhtur 3-0 Partizanin, në derbin e kryeqytetit.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 19-të, kur Falaye realizoi golin e parë. Në minutën e 32-të, Patatsia fitoi një penallti pas ndërhyrjes së Markut dhe e ktheu në gol, duke e çuar rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë, Tabekou shënoi golin e tretë, duke vulosur një fitore të pastër 3-0 për ekipin e Roberto Bordin, që e menaxhoi ndeshjen me qetësi deri në fund.

Pas këtij suksesi, Tirana ngjitet në vendin e tetë me pesë pikë, ndërsa Partizani mbetet në vendin e parafundit me katër pikë, duke pësuar humbjen e katërt radhazi.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›