“Tirana sot”, Rama ndan pamje nga Maratona e Tiranës

TIRANË, 19 tetor/ATSH/ Maratona e Tiranës, eventi më i madh sportiv në kryeqytet, mbahet sot, duke shënuar edicionin e tij të nëntë.
Ky aktivitet përkon gjithashtu edhe me vitin kur Tirana mban titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Tirana sot, e veshur me ngjyrat sportive të maratonës.
Maratona e këtij viti zhvillohet në katër kategori: Maratona e plotë (42 km), Gjysmëmaratona (21 km), 10 km dhe “Fun Run & We Too”, e dedikuar për familjarë, amatorë dhe persona me aftësi ndryshe.
Në garë po marrin pjesë afro 5100 garues nga 56 shtete të ndryshme të botës. Për 4 kategoritë pjesëmarrëse do të jepen 24 çmime, ndërsa çmimi fitues për maratonën 42 km është 5 mijë euro.
Me rastin e këtij organizimi që shtrihet në rrugët kryesore të qytetit, bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë hartuar një plan masash për devijimin e qarkullimit të automjeteve.
Maratona e Tiranes, Fotot: Flor Abazi 1 nga 12/m.m/r.e/