E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana zyrtarizon edhe sulmuesin Ernest, luajti sezonin e kaluar me bardheblutë

Në vazhdën e përforcimeve për pjesën e mbetur të sezonit, ku do të bëhet gjithçka për mbijetesën, Tirana ka zyrtarizuar rikthimin e sulmuesit Emanuel Ernest.

Futbollisti 25-vjeçar kthehet kështu me fanellën bardheblu pas eksperiencës në Algjeri, ku u transferuar pikërisht nga Tirana. Një afrim me vlera për skuadrën e trajnerit Nuhiu, që duket se do të bëhet nga e para për dy fazat e tjera të kampionatit.

Ernest është afrimi i 4-t zyrtar në merkaton e dimrit te klubi kryeqytetas, pas sulmuesit Patrik dhe dy lojtarëve nga Kosta Rika, njëri mbrojtës dhe tjetri mesfushor. Te Tirana priten të tjera përforcime, pasi merkato sapo ka nisur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›