E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë/ Makinës së Oltion Klosit i vendoset lëndë plasëse, 36-vjeçari me precedent penal

Një sasi lënde plasëse i është vendosur një makine në orët e para të mëngjesit të së martës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vasil Ndocka”, ku makina, e cila ishte e parkuar, është në pronësi të 36-vjeçarit Oltion Klosi.

Shkak për vendosjen e lëndës plasëse, dyshohet se është aktiviteti i Klosit në Spanjë.

Ai rezulton me precedent penal për konflikte në Shqipëri. Sipas pamjeve nga kamerat e sigurisë, autori ka ardhur me biçikletë dhe ka ikur me biçikletë.

Nga shpërthimi nuk ka persona të dëmtuar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›