E Martë, 3 Nëntor 2026

Tiranë, arrestohen katër shtetas të shpallur në kërkim

TIRANË, 29 maj /ATSH/ Policia e Tiranës ka ndërmarrë një plan operacional për arrestimin e shtetasve në kërkim.

Në kuadër të këtij operacioni policia vuri në pranga katër shtetas të shpallur në kërkim kombëtar, për vepra të ndryshme penale, tre prej tyre të dënuar me disa vjet burgim.

“Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, kapën dhe ndaluan shtetasin J. H., 31 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Lartë e ka dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, kapën dhe ndaluan shtetasin D. B., 24 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga dënimi, 24-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 2 vjet e 5 muaj burgim;

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaloi shtetasen kosovare S. J., pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe ndaluan shtetasin L. T., 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”. Ky shtetas së bashku me babain e tij shtetasin A. T. ( i ndaluar më datë 18 maj), dyshohen si autorët e ngjarjes me datë 29.04.2025, në lagjen “Ali Demi”, njoftoi Policia.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›