E Diel, 1 Nëntor 2026

Toksoplazma, rreziku i padukshëm, ndikimi në shëndet i infeksionit nga macja tek njeriu dhe kujdesi i nevojshëm

Toksoplazmoza është një infeksion i përhapur që lidhet shpesh me kafshët shtëpiake, veçanërisht me macet. Në raste të caktuara, mund të paraqesë rrezik për shëndetin.

Mjeku veteriner, Sokol Malaj, na shpjegon më shumë rreth këtij infeksioni.

“Toksoplazmoza është një infeksion i shkaktuar nga një lloj paraziti që quhet Toxoplasma gondii. Në disa raste, ai është shumë i rrezikshëm, ndërsa në raste të tjera është i lehtë për t’u kaluar. Pra, transmetohet nëpërmjet vezëve të parazitit, të cilat dalin nga trakti intestinal i maceve, si edhe përmes mishit të pagatuar mirë ose perimeve të palara mirë”, tha Malaj.

Kujdesi dhe informimi mbeten thelbësore për të shmangur rreziqet që lidhen me toksoplazmën dhe për të garantuar një bashkëjetesë të sigurt me kafshët shtëpiake.

Gazetare: K. Koçi     

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›