Tradita dhe kultura kuksiane – Organizohet aktiviteti në shkollën ”Riza Spahiu”

Në shkollën Riza Spahu u organizua sot një aktivitet artistik “Tradita dhe kultura kuksiane” përmes angazhimit të gjithë nxënësve por dhe mësuesve.
Drejtori i ZVA Kukës, Albert Muja theksoi mbi rëndësinë e këtyre aktivitete dhe gjithë përfshirja e nxënësve.
“Si çdo vit edhe sivjet kjo organizon përfshi gastronomin dhe pjesën e veshjes dhe do të jetë pjesë e promovimit por dhe ndihmon nxënësit”, u shpreh Albert Muja, Drejtues i ZVA Kukës.
Pjesë e këtij panairi ishte dhe ekspozita e pikturave, ndërkohë nuk munguan këngët vallet por dhe kostumet popullore të veshura nga nxënësit.
Ky organizim është zhvilluar ne kuadër te projekti shkollat qendër komunitare e qëllimi kryesor ishte promovimi i traditës si dhe përcjella tek brezat e rinj.
/RTSH/