E Diel, 1 Nëntor 2026

Tradita e ëmbëlsirave në Përmet – Rritet interes në pastiçeritë e qytetit

Aroma e gjalpit të shkrirë dhe e sherbetit të ngrohtë ka qenë gjithmonë pjesë e shtëpive përmetare. Në Përmet, ëmbëlsirat nuk përgatiten thjesht për t’u shijuar, por për të ruajtur kujtimet, traditat dhe identitetin familjar. Çdo recetë mbart historinë e brezave që e kanë trashëguar me dashuri.

“Vazhdojmë të ruajmë traditën përmetare, nga të gjitha ushqimet”, u shpreh një qytetare.

Ndërkohë, në pastiçeritë e qytetit, këto receta tradicionale përgatiten me të njëjtin kujdes, duke ruajtur shijen autentike dhe duke shoqëruar momentet më të rëndësishme të festave dhe bashkimeve familjare.

“Kemi qëndruar tek tradicionalja ashtu siç kanë bërë dhe prindërit tanë”, tha pastiçieri, Poligon Londo.

Mes recetave të vjetra dhe shijeve autentike, Përmeti vazhdon të ruajë një nga pasuritë e tij më të veçanta: traditën e ëmbëlsirave, që edhe sot mbetet pjesë e pandashme e jetës dhe festave familjare.

Gazetare: L. Koçiu   

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›