E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trafik narkotikësh, GJKKO jep dënimet për anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimin përfundimtar për katër të pandehurit e akuzuar për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, pas zhvillimit të procesit, me rregulla të gjykimit të shkurtuar.

Sipas GJKKO-së, të pandehurit Florian Habilaj, Armando Sulaj, Sabaudin Çelaj dhe Tigrens Mëzuraj u gjykuan për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, ndërsa për disa prej tyre u njohën disa episode të veprimtarisë kriminale.

Gjykata vendosi që Florian Habilaj të dënohet fillimisht me 15 vite burgim, i cili, pas uljes me një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar, u reduktua në 10 vite burgim. Sipas vendimit, ai do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

I pandehuri Armando Sulaj u dënua me 9 vite burgim, të cilat pas uljes ligjore u reduktuan në 6 vite burg. Ai do ta vuajë dënimin në burg të sigurisë së lartë.

Ndërkohë, Sabaudin Çelaj u dënua me një masë të vetme prej 15 vite burgim, që pas uljes me një të tretën përfundoi në 10 vite burgim, gjithashtu me vuajtje në një institucion të sigurisë së lartë.

Për të pandehurin Tigrens Mëzuraj, gjykata caktoi një dënim prej 9 vite burgim, i cili pas reduktimit u ul në 6 vite burg, me vuajtje dënimi në burg të sigurisë së lartë.

/gj.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›