Nisin regjistrimet në FA, 200 vende të lira për ushtarë dhe detarë aktivë

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Qendra e Personel Rekrutimit ka hapur zyrtarisht procesin e aplikimeve për 200 pozicione si ushtarë/detarë aktivë në Forcat e Armatosura.
Të rinjtë dhe të rejat që duan të ndërtojnë një karrierë profesionale dhe të sigurt në shërbim të vendit, ftohen të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e strukturave të FA, sipas funksioneve dhe vendet e dislokimeve ku paraqitet nevoja operative.
Sipas njoftimit, periudha e Stërvitjes Individuale Bazë do të zhvillohet nga 9 shkurti deri më 17 prill 2026, ndërsa afati për dorëzimin e dokumentacionit përfundon më 16 janar 2026.
Kandidatët duhet të përmbushin kriteret ligjore dhe fizike për rekrutimin në Forcat e Armatosura, si dhe të dorëzojnë dokumentet e kërkuara brenda afateve të përcaktuara.
Ky proces përbën një mundësi të vyer për të rinjtë që synojnë stabilitet profesional, trajnim cilësor dhe një karrierë të rëndësishme në shërbim të sigurisë kombëtare.
/gj.m/a.f/r.e/