E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trafik nga mbyllja e përkohshme e autostradës Tiranë-Durrës, policia masa për lehtësimin e qarkullimit

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njoftoi sot se për shkak të mbylljes së përkohshme të autostradës Tiranë–Durrës ku po riparohen shtresat asfaltike është krijuar trafik i rënduar në disa zona brenda kryeqytetit, si dhe në hyrje e dalje të tij.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme ndodhen në çdo kryqëzim dhe segment kryesor rrugor, me qëllim menaxhimin dhe lehtësimin e qarkullimit.

Policia e Tiranës u bën apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë durim, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë, si dhe të përdorin rrugë alternative, për të shmangur vonesat në lëvizje.

Projekti “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit” nisi sot e si rrjedhim u bllokua qarkullimi.

ARRSH ka njoftuar se pas riparimit të segmentit Vorë-Maminas, do të vijojë me segmented Maminas-Sukth, Sukth-Fllakë, Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit, Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit.

ARRSH llogarit që kohëzgjatja e punimeve të jetë 1–2 ditë për çdo segment.

ARRSH u ka sugjeruar të gjithë përdoruesve të rrugës të përdorin rrugën alternative: Vorë-Maminas-Katër rrugët e Shijakut-Durrës.

Pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë-Durrës, do të vijojë puna edhe në krahun tjetër Ura e Dajlanit-Vorë, sipas të njëjtave segmente dhe kohëzgjatje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›