Tragjedi në rrugën e Salarisë, kamioçina del nga rruga dhe bie te “Ura e Përroit”, humb jetën 50-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në qarkun e Gjirokastrës. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:55, në aksin rrugor rural që lidh fshatin Dhëmblan me Tepelenën.
Sipas burimeve zyrtare nga Policia, viktima është shtetasi A. Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan.
50-vjeçari po udhëtonte me një automjet tip kamioçinë kur, në rrethana ende të paqarta, ka humbur kontrollin e mjetit në segmentin që kalon përmes fshatit Salari.
Aksidenti ka ndodhur specifikisht në vendin e njohur si “Ura e përroit”. Dalja nga rruga në këtë pikë ka rezultuar fatale për drejtuesin e mjetit, i cili për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në zonë për të kryer veprimet procedurale.
/rtsh.al/