Tragjedia në Maliq, dalin pamjet brenda banesës ku humbën jetën nënë e bir

Një zjarr i rënë rreth orës 13:30 në një banesë në bllokun nr. 3 të qytetit të Maliqit u ka kushtuar jetën dy personave ndërsa siç duket nga pamjet, brenda banesës rezulton e shkrumbur gjithçka.
Nënë e bir, Merjeme Azisllari 40 vjeçe dhe Luka Azisllari vetëm 14 vjeç sipas autoriteteve humbën jetën si pasojë e asfiksisë. Fëmija tjetër, vetëm 6 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Korçës është nisur për ndihmë më të specializuar në Tiranë.
Shkaqet e zjarrit nuk janë ende të qarta, por sipas informacioneve paraprake dyshohet që shkak i zjarrit fatal të jetë bërë soba me dru.
Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes tragjike.
/rtsh.al/