Tragjedia në futbollin spanjoll, portieri Owono: Zemra dhe mendimet e mia janë me Jesús-in

Portieri i Andorrës, Jesus Owono, ka reaguar për herë të parë pas incidentit tragjik në fushë, ku humbi jetën sulmuesi i Tenerifes, Jesús de Miguel, duke përcjellë mesazhin e tij përmes një deklarate zyrtare të klubit.
“Këto janë ditët më të vështira të jetës sime. E kam të vështirë të gjej fjalët dhe është shumë e vështirë të përpunoj gjithçka që ka ndodhur. Ndjej një dhimbje të madhe për humbjen e Jesusit. Mendimet e mia janë me të, me familjen e tij dhe me të gjithë ata që e donin.”
E di që do të ketë shumë çështje për t’u trajtuar dhe do t’u qasem atyre me respektin më të madh. Por për momentin, sinqerisht, nuk mund të mendoj për asgjë tjetër përveç Jesús-it dhe dhimbjes që po kalojmë të gjithë. U prehsh në paqe, Jesús”.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb