E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Trajkov: Mbi 45% e legjislacionit evropian është harmonizuar në sistemin juridik të Maqedonisë së Veriut

Zëvendësministrja e Çështjeve Evropiane, Viktoria Trajkov tha se anëtarësimi në BE është përcaktim i qartë strategjik, i cili ka mbështetje të gjerë shoqërore.

Ajo shtoi se integrimi evropian është proces transformues i cili rezulton me reforma konkrete, institucione më të fuqishme dhe përfitime të prekshme për qytetarët dhe bizneset në Maqedoni.


Siç informojnë nga Ministria e Çështjeve Evropiane, Trajkov theksoi se vendi ynë për më shumë se dy dekada e harmonizon sistemin juridik dhe institucional me të drejtën e BE-së, në pajtim me obligimet nga Marrëveshja për stabilizim dhe asociim.

“Procesi i aproksimimit filloi me transportim të akteve kyçe nga fushat lidhur me tregun e brendshëm, ndëkaq vazhdoi në të gjitha fushat e tjera. Sot mund të themi se mbi 45% e së drejtës evropiane tashmë është transponuar me sukses në sistemin tonë juridik vendor. Rezultatet shihen edhe jashtë ligjeve: ndërlidhje e fuqishme politike, përfshirë edhe në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, bashkëpunim i përforcuar tregtar, politika të evropianizuara, administratë e trajnuar dhe infrastrukturë e përmirësuar”, tha Trajkov, duke shtuar se raportet e Komisionit evropian janë hartë për prioritetet e ardhshme.

Ajo potencoi se transponimi i drejtë është me rëndësi thelbësore për zbatim efikas të legjislaturës në pajtim me rregullat dhe standardet evropiane. Paralelisht me negociatat, siç tha, instrumente të rëndësishme për përshpejtim të këtij transformimi janë Plani për rritje i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Agjendën reformuese.

Harmonizimi cilësor, siç vlerësoi Trajkov, nuk është vetëm obligim, por edhe kusht për mbështetje financiare dhe për prëfitime që qytetarët dhe kompanitë mund t’i ndjejnë që para anëtarësimit të barabartë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›